Në këtë ditë të veçantë, që përputhet me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë të UÇK-së dhe me qytetarë, filluan ditën me ngritjen e flamujve nëpër vendrëniet dhe komplekset përkujtimore në Gradish, te Maja e Shkodranit, te Kulla e Heronjve në Opterushë, si dhe me homazhe kanë nderuar sakrificën e shumë brezave dhe kujtimin e veprës së të rënëve në kohë e përpjekje për liri, bashkim e dinjitet kombëtar.
Lavdi të rënëve ndër breza për lirinë e atdheut!
E festofshim bashkë e të bashkuar për jetë e mot, 28 NËNTORIN! Tha me këtë rast kryetari Latifi.