Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ndezën qirinj para Stacionit policor në Rahovec në nderim të heroit AFRIM BUNJAKU

Në nderim të rreshterit të policisë së Kosovës, heroit AFRIM BUNJAKU, i cili u vra dje nga terroristët serb, derisa ishte në krye të detyrës, sonte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, zyrtarë policor, qytetarë dhe koloninë e artistëve nga 15 vende të ndryshme të botës, ndezëm qirinj para Stacionit policor në Rahovec. Shoqata e Artistëve “Art Studio”, i dhuruan Stacionit Policor, portretin e Heroit Afrim Bunjaku të punuar nga dora e tyre me një përkushtim të veçantë. Faleminderit për shërbimin me përkushtim secilit polic të Republikës së Kosovës! Pushofsh i qetë, HERO Afrim Bunjaku! Vepra dhe sakrifica juaj sublime do të jetojnë shekujve të përjetësisë! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …