Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, për nder të Festës së Fitër Bajramit ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec.
Ai në llogarin e tij në facebook ka shkruar:
Për nder të festës së Bajramit të Madh, sot, së bashku me bashkëpunëtorë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec.
Gjatë këtyre vizitave, i uruam udhëheqësit fetarë, Efendi Shani Sylka, Shejh Besim Shehu dhe Shejh Mehdi Shehu, për këtë ditë të shënuar, e cila na bashkon dhe forcon solidaritetin mes qytetarëve tanë.
Përmes këtij urimi, përcjell mesazhin tim te secili qytetar, duke ju uruar të gjithëve Bajramin e Madh!