Kryetari Latifi me bashkëpunëtor viziton Bizneset e ndryshme

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka vazhduar vizitat nëpër ndërmarrjet e ndryshme te komunës. Ai vizitoi edhe fabrikën e miellit “Vetoni” në Rahovec, “Ritupack” në Fortesë, “Durguti 3” në Rahovec dhe “Condor”. Fabrika e miellit “Vetoni” operon që nga viti 1993, ndërsa ndërmarrja ,,Ritupack” ka mbi 40 produkte të plastikës dhe eksporton në shtetet e BE-së dhe Izrael, punëson mbi 40 punëtorë, 80% e tyre janë vajza dhe gra, “Durguti 3” bën shitjen e produkteve të ndërtimtarisë dhe ka po ashtu rreth 40 punëtorë si dhe “Condor” që është një biznes me traditë dhe është i shtrirë edhe në qytete tjera të Kosovës. Kryetari Latifi tha se m këto takime synojmë të sigurojmë fabrikat dhe bizneset e komunës së Rahovecit, se do të vazhdojmë të jemi krah tyre ashtu siç kemi qenë deri tani dhe po ashtu, të marrim komentet, nevojat dhe kërkesat që këto biznese kanë për të rritur edhe më shumë efikasitetin dhe partneritetin mes tyre dhe komunës së Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, këpucë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …