Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë bënë homazhe në Prekaz në nderim të Epopesë së UÇK-së

Dje, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, në Prekazin e lavdisë kanë nderuar ata që i dhanë vlerë luftës për liri e i dhanë nam Atdheut tonë. Me këtë rast kryetari Latifi ka thënë se: Rezistenca dhe flijimi i Jasharajve përcaktoi drejtimin e pakthyeshëm kah liria, vuri në lëvizje atdhetarë e liridashës që u bënë një me luftën e armatosur çlirimtare. Ata u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës dhe gur i madh në kalanë e bashkimit të kombit, shpresë e kurajo për popullin tonë të robëruar ndër shekuj, dritë në rrugën tonë, gjaku i tyre u bë një me flamur. Me Epopenë e UÇK-së në Prekaz filloi përmbysja e epokës së robërisë në këto troje dhe hapja e shtigjeve të lirisë përmes kryengritjes sonë të armatosur çlirimtare. Lavdi dhe nderime përjetësisht, Kryeheroit të kombit, Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Heroike JASHARI!

May be an image of 5 people, people standing, monument and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …