Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë në shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë si dhe qytetarë të komunës së Rahovecit, kanë bërë homazhe dhe kujtuan me dhimbje e krenari sakrificën dhe heroizmin e Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut. Epopeja e UÇK-së e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, padyshim ka shkruar me gjak e jetë, faqet më të ndritshme dhe kthesën e madhe historike të ecjes pa kthim në rrugën e luftës për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e robërisë serbe! Jasharajt paraqesin në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, mendjen, artin e luftës si dhe të ardhmen e ndritshme të Republikës së Kosovës e të shqiptarëve kudo që janë. Lavdi e përjetshme komandantit trim Adem Jashari dhe Familjes Heroike Jashari nga Prekazi! Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Atdheut! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …