Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë, zhvilluan takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajhl Latifi me bashkëpunëtorë, zhvilluan takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës. Kryetari Latifi Shprehi mirënjohje dhe falënderim për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit. Me punëtorët shëndetësorë, patën rastin të flasin për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunën e Rahovecit, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, shërbimet pediatrike, shërbimet gjinekologjike, stomatologjike, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, rrjetit të QMF-ve dhe AMF-ve, po ashtu, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe diskutuan për investimet kapitale që po bëhen dhe ato që planifikojnë t‘i bëjnë në shëndetësi.

May be an image of 5 people, people studying, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …