Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorët tjerë, vizituan kompanitë “EuroFood”, “Pashtriku-N” dhe “Sylka”.
,,Kemi kuptuar nga afër punën që po bëhet, sfidat me të cilat po përballen bizneset por edhe efektin e taksës 100%, e cila ka ndihmuar shumë në rritjen e prodhimit dhe punësimit.
Është kënaqësi kur sheh nga afër punën e palodhshme që po bëjnë punëtorët e vyer të Komunës së Rahovecit dhe kontributin e tyre të pashoq për ekonominë tonë, ka shkruar në një postim të tijë ne facebook kryetari Latifi.