Kryetari Latifi me bashkëpuntorë vazhdoj vizitat nëpër biznese prodhuese 

Kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Sarandë Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina vizituan disa biznese të kësaj komune.

Kreu i komunës me bashkëpuntorë fillimishtë vizituan bodrumin e verës “Illyrian Winery and Vineyards”, një biznes familjar që e udhëheqin Ismet, Nusret dhe Bejtullah Haxhimurati.

Me një kapacitet përpunues prej 3 milionë litrash, prej të cilave 80% eksportohet jashtë vendit, ky bodrum është dëshmi e përkushtimit dhe cilësisë që përfaqëson Rahoveci. Me 13 varietete verërash dhe një ekip prej 20 punëtorësh, ky biznes jo vetëm që ruan traditën e pasur të verarisë, por kontribuon edhe në fuqizimin ekonomik të komunës sonë.

Falënderoj familjen Haxhimurati për mikpritjen dhe i uroj për suksese të reja në vitin 2025, duke e çuar Rahovecin edhe më tej në hartën e verës botërore, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari Smajl Latifi.

“Daka Wine” ndalesa e radhës

Pas vizitës në bodrumin familjar “Daka Wine”, kryetari Latifi ka shkruar:

Familja Daka janë brezi i gjashtë që vazhdojnë me përkushtim traditën e verarisë në Rahovec, duke e kthyer bodrumin familjar “Daka Wine” në një pasqyrë të gjallë të vlerave tona vreshtare.

Me një prodhim vjetor prej 40,000 litrash dhe katër varietete vere, ky biznes i trashëguar bashkëpunon ngushtë edhe me vreshtarët e komunës sonë.

Falënderoj pronarin, Gazmend Daka, për pritjen e ngrohtë dhe për punën që bën për të ruajtur dhe promovuar traditën e Rahovecit!

“Rilindi” në Fortesë, i pranishëm jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë evropian

Në fund të takimeve me bizneset e komunës që ai drejton, kryetari Latifi u ndal në fshatin Fortesë ku takoj stafin e Zdrukthtarisë “Rilindi”. Ai falenderoj pronarin Agron Fetoshi për mikëpritjen e tij të ngrohtë dhe për shembullin që japin me punën e tyre, duke i uruar suksese të mëtejshme në punën tyre fisnike!

“Rilindi” në Fortesë, me makineri moderne prodhon dyer, shkallë dhe kuzhina cilësore, duke qenë të pranishëm jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Lavdi dhe respekt pafund për kontributin atdhetar dhe në arsim, të mësueses Melihate

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me rastin e ndajes nga jeta të …