Kryetari Latifi me bashkëpuntorë vizitoj biznesin familjar “DINA-T GLASS”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari z. Fatmir Iska dhe kandidatët për deputet nga kjo komunë, Saranda Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina vizituan të premtën biznesin familjar “DINA – T GLLAS”, që është dëshmi e fuqisë së prodhimit të xhamit me standarde evropiane. Me 50% të produkteve të eksportuara në tregje ndërkombëtare dhe një përkushtim për cilësi, ky biznes kontribuon në fuqizimin ekonomik të Rahovecit dhe më gjerë.

Në një hapësirë prej 5000m², e pajisur me teknologji të avancuar, punojnë 25 profesionistë të përkushtuar. E ardhmja e “DINA-T GLASS” duket edhe më premtuese me planet për zgjerimin e kapaciteteve në një objekt të ri prej 3000m², që do të forcojë edhe më shumë pozicionin e tyre.

Falënderoj stafin dhe drejtuesit për mikpritjen dhe punën e shkëlqyer që po bëjnë. Ju uroj shumë suksese në çdo hap të mëtejshëm dhe mbarësi në realizimin e planeve të mëdha që kanë për të ardhmen, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i komunëvs së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e rregullt të parën për vitin 2025

Në sallën e Kuvendit komunal, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti të premtën …