Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim me ekspertë të fushës së hotelerisë, turizmit, gastronomisë dhe arkitektë për të diskutuar për të ardhmen e hotelit në Sheshin Qendror të Rahovecit.
U zhvillua një bisedë e hapur dhe e pasur me ide që për synim ka kthimin e kësaj hapësire në një pikë referimi për zhvillimin turistik dhe ekonomik të qytetit të rahovecit.
Kryetari Latifi ka vlerësuar shumë kontributin profesional të secilit pjesëmarrës dhe vizionin që sollën!
Nga ky takim do të dalë një raport konkret me këshilla dhe rekomandime, që do t’i shërbejë komisionit të Kuvendit Komunal në vendimmarrjet e ardhshme për këtë projekt të rëndësishëm.