Kryetari Latifi me homazhe nderon 33 vjetorin e rënies të heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Me rastin e 33 vjetorit të rënies në betejë të heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë homazhe pranë varreve të tyre. Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia kanë rënë trimërisht duke luftuar me armë në dorë, më 2 nëntor të vitit 1989 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pas një rezistence disa orëshe me eskadronet e organizuara të forcave speciale të policisë dhe sigurimit serb. Pishtarët e dritës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u bënë flamur udhëheqës i rreshtit të gjatë të atdhetarëve të shumtë që luftuan në forma të ndryshme hapur e fshehtë dhe me pushkë në dorë për çlirimin e trojeve tona nga pushtuesit serb. Lavdi veprës së heronjve të kombit dhe gjakut që derdhën ata për lirinë e këtij trualli, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …