Kryetari i komunës së Rahovecit . Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Sarandë Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina vizituan të martën biznesin AUTO Besi ku u mirëpritën nga pronari Besim Grulaj.
Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
“Auto Besi” në Xërxë nuk është thjesht një biznes, por një histori suksesi mbi 30-vjeçare në servisimin e veturave Mercedes. Sot, takova pronarin z. Besim Grulaj dhe ekipin e tij prej 12 punëtorësh, të cilët përfaqësojnë profesionalizmin dhe përkushtimin në çdo detaj të punës së tyre.
Gjatë vizitës, u impresionova nga standardet e larta që ky biznes ka mbajtur ndër vite, duke fituar besimin e klientëve.
Falënderoj z. Grulaj dhe ekipin për mikpritjen dhe punën e shkëlqyer. Ju uroj suksese dhe arritje të reja në të ardhmen!