Kryetari Latifi me rastin e 24 vjetorit të themelimit, ka uruar dy mediumet e Luftës, Radion Kosova e Lirë dhe Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 24 vjetorit të themelimit, ka uruar dy institucionet informative të Luftës, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”. Ai ndër të Ai me këtë rast ka thënë: Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, shkojnë përtej rolit të tyre si media. Në fakt, të dyja, të themeluara në kohën e luftës për liri, janë pjesë e rëndësishme e përpjekjes gjithë-shqiptare për çlirim. “Ju flet Kosova e Lirë” – ishin fjalët jehonë të Nysret Pllanës, më 4 janar 1999, që zgjuan shpresën e na dhanë forcën dhe besimin se Liria po agon. Urime përvjetori i 24-të i fillimit të transmetimit në zonat e luftës të UÇK-së të Radio “Kosova e Lirë” dhe punës së agjencisë së lajmeve “Kosovapress”! E zëri i Radios Kosova e Lirë jehon fuqishëm edhe sot, ashtu si dje në luftë. Ajo do të flasë edhe nesër, sepse prej saj dëgjohet çdo ditë zëri i idealeve të luftës e të lirisë, zëri i heronjve dhe dëshmorëve, zëri që flet për betejat e luftëtarëve tanë kundër armikut, zëri i emisioneve nga historia jonë kombëtare, zëri i afirmimit të vlerave kombëtare dhe historike, zëri që mban gjallë dashurinë për atdheun dhe frymëzon brezat e rinj për t’i shërbyer aspiratës për liri, forcimit të saj dhe bashkimit kombëtar. Urime dhe gëzuar 24 vjetorin e Radios KOSOVA E LIRË!

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …