Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në shpalosjen e pllakës në ndërtimin e odës në fshatin Gexhë. Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në shpalosjen e pllakës që nderon kontributin e të ndjerit Sefer Himaj në ndërtimin e odës së fshatit Gexhë. Në këtë ceremoni dhashë mirënjohje post-mortem për Sefer Himajn, për kontributin e tij të çmuar, duke lënë pas një trashëgimi që nderon traditën dhe identitetin tonë të pasur.
Gjithashtu, shpreha falënderimet e mia për djemtë e tij, Ardianin, Albanin dhe Qëndrimin, për ruajtjen e kësaj trashëgimie dhe për përkushtimin e tyre ndaj vlerave tona.