Kryetari Latifi merre pjesë në takimin e ftuar nga Ministrja e MMPH-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në takimin e organizuar me Kryetarët e Komunave nga Albena Reshitaj, ministre në Ministrin e Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor, në takim u bisedua për përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj, tha se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve dhe duhet të jetë prioritet i të gjithë kryetarëve të komunave. “Që prej marrjes së mandatit e kam parë të rëndësishme bashkëpunimin me komunat. Ajri, uji, toka, pyjet janë resurse- pasuri shtetërore e vendit, prandaj përgjegjës jemi të gjithë. Është koha që mjedisin ta kemi prioritet të gjithë”.“Kosova ka ligje, por zbatueshmëria e tyre nuk është e mjaftueshme. Jemi duke bashkëpunuar me organe përgjegjëse që këto ligje të zbatohen. Ne duhet t’i respektojmë përgjegjësitë që bien mbi secilin prej nesh. Besoj që kjo iniciativë do të fillojë të japë rezultate konkrete”. Ajo tregoi për disa projekte për trajtimin e ujërave të zeza që pritet të fillojnë, megjithëse me vonesë, sikur që është ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prizrenit dhe ai në rajonin e Pejës. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga ministrja e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mbështetën Komunat në veçanti Komuna e Rahovecit pasi që kemi probleme me ujërat e zeza, sepse nuk kemi kolektor për trajtimin e ujërave të zeza dhe këto ujëra derdhen në shtratin e lumit të “Drinit të Bardhë”, ndërtimet pa leje, dëmtimi i shtratit të lumit “Drinit të Bardhë”. Komuna nuk ka kapacitete që ti trajtoj këto probleme dhe kërkoj nga ju si ministri që të shikoni mundësit që në një të ardhme të gjeni mundësi dhe të na ndihmoni në këtë drejtim, ka thënë Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …