Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mirëpriti komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, z. Mario Bozzi me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të LMT-së në Rahovec. Pasi e uroi komandantin Bozzi, për marrjen e detyrës së re, diskutuan për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe kultivimin e mëtutjeshëm të raporteve të mira të bashkëpunimit, si dhe për përkrahje në projektet që janë në interes të qytetarëve. Kolonelin Bozzi e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbikëqyrjen e sigurisë, me theks të veçantë, kur dihet se prania e tyre ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e paqes e stabilitetit në Kosovë. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme!