Kryetari Latifi në 22 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të UÇPMB- së, Shkelzen Krasniqi, Betim Berisha dhe Eqrem Hoxha bëri homazhe në Landovicë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me shokë, familjarë e bashkëluftëtarë, sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për nderë të 22 vjetorit e në nderim të tre dëshmorëve të UÇPMB- së: Shkelzen Krasniqi, Betim Berisha dhe Eqrem Hoxha, të rënë heroikisht 22 vjet më parë në fshatin Dobrosin të Kosovës Lindore, shënuan një kujtim dhe bënë homazhe. Kryetari Latifi tha se, përjetësimi i Shkelzenit, Betimit dhe Eqeremit, ishte një humbje e madhe dhe goditje e rëndë për të gjithë ne e njëherësh mesazh i fortë për të gjithë shqiptarët liridashës, se lufta për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare vazhdon deri në jetësimin e idealit dhe betimit të çdo ushtari të lirisë. Fitoret e mëdha arrihen vetëm pas acarit dhe stuhive, nga përballime e dhimbje të mëdha e flijime të shumta, nga luftëtarë të guximshëm që shtegtojnë maleve e luginave, gurëve e shkëmbinjve, prej atyre që çajnë shtigje të vështira e të rrezikshme dhe me grykën e pushkës, luftojnë deri sa të shporret pushtuesi nga trualli ynë.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Jemi të angazhuar që të punojmë së bashku për të vazhduar përkrahjen me bursa, duke e rritur numrin e tyre për të rinjtë tanë

Sot, në një takim të frytshëm, të sinqertë e krejt të hapur me të rinjtë …