Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë liridashës, sot, në 25-vjetorin e përjetësimit, nderuan kujtimin për dëshmorin e kombit, Sahit Krasniqi nga Ratkoci. Kur rrëfejmë për heroizmin e tyre, kujtojmë betejat tek Ura e Terzive afër Bishtazhinit, Gradishin, Godenin dhe Rogovën e Hasit. Me dhimbje e krenari, sot e përjetë, kujtohen emrat: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli. Më 29 janar, në përpjekje për të strehuar e shpëtuar luftëtarët dhe të plagosurit, nga forcat speciale serbe u vranë: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala nga Rogova. Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!