Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, në 25-vjetorin e rënies nderuan kujtimin dhe sakrificën e dëshmores Aferdita Ukshini, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec. Aferdita, si 22 vjeçare, u njoh për trimërinë dhe guximin e saj në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e shumë njerëzve që e nderojnë si një dëshmore të vërtetë dhe një simbol i luftës së Kosovës për çlirim.