Kryetari Latifi në mbështetje të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me Prokurorin, z. Azem Islamaj, z. Daniel Lezo nga OSBE-ja, përfaqësues të stacioneve policore në Gjakovë, Rahovec, Malishevë dhe institucioneve të tjera të sigurisë, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët e organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Rahovecit, grupi jo-formal i grave dhe Shoqata “Hareja”, me temë “Dhuna në familje, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna ndaj gruas”, për t’i dhënë mbështetje fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”. Theksoi se, dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme, diskriminuese dhe duhet të dënohet, si dhe të luftohet e parandalohet me çdo kusht. Kështu që, u bëri thirrje të gjithë burrave dhe djemve të angazhohen plotësisht dhe të marrin përgjegjësinë për arritjen e barazisë gjinore. Për t’i bërë jehonë mesazhit që të gjithë duhet të angazhohemi që të kemi zero tolerancë për dhunën me bazë gjinore. Komuna e Rahovecit mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në parandalimin e këtij fenomeni.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …