Kryetari Latifi në vigjilje të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shpalosi dëshmi të kujtesës historike përmes pllakave modeste të mermerit në shtëpitë baza të UÇK-së
Në vigjilje të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e miq, nderuan sakrificën për liri, shpalosën dëshmi të kujtesës historike përmes pllakave modeste të mermerit në shtëpitë baza të UÇK-së, si në: Ratkoc- shtëpia e bashkëluftëtarit Shaip Avdyl Morinës, në Sapniq-shtëpia e dëshmorit të lirisë Skender Gashi, në Nagac-shtëpia e dëshmorit Habib Gashi dhe në shtëpinë e madhe të Nuredin Gashit (Haxhi Dinës). Kryetari Latifi ka thënë se, do të vazhdojmë pa u ndalur, edhe në këtë mënyrë me institucionalizimin dhe shënjimin e vlerave tona kombëtare dhe historike.
Krenar për jetë e mot me të kaluarën tonë!
Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit!
Mirënjohje dhe vlerësim përjetë për familjet që i kthyen shtëpitë e tyre në baza të UÇK-së! Ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.