Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi nënkryetari Fatmir Iska dhe deputeti i AAK-së Bekë Berisha morën pjesë në themelimin e nëndegës së AAK-së në Mannheim të Gjermanisë ku krytar u zgjodh Kol Gashi. Në postimin e tij në facebook, kryetari latifi ka shkruar:
“Mobilizim dhe përkrahje e madhe për Aleancën edhe në Mannheim të Gjermanisë, ku patëm rastin të jemi bashkë me deputetin Bekë Berisha, si dhe nënkryetarin e Rahovecit, Fatmir Iska.
U themelua nëndega e Aleancës në Mannheim dhe kryetar u zgjodh miku dhe bashkëluftëtari im, Kol Gashi nga Dobidoli i Rahovecit, si dhe kryesia e nëndegës prej 9 anëtarësh.
Këtë aktivitet e kanë nderuar Ukë Blakaj, Kryetari i AAK-së për Gjermani, Pleurat Berisha, Kryetar i degës në Baden-Wurtemberg, Can Tahiri, Koordinatori i Aleancës për Gjermani, Selim Hoti, Kryetari i AAK-së për Bavari, Gresa Pozhegu, kryetare e nëndegës në Böblingen, poashtu edhe Fatmire Nrecaj, udhëheqëse e Forumit të Gruas Shqiptare në mërgatë, si dhe veprimtarë e mbështetës të tjerë.
Është impresive pjesëmarrje të madhe, duke u bashkuar me ne njerëz dhe kuadro të mira me profile të reja, që kanë shënuar arritje me punë për t’u marr shembull.
Ky interesim i shprehur nga bashkatdhetarët edhe në këtë takim, janë tregues se Aleanca po rrit peshën, rolin dhe është e mobilzuar dhe përkushtuar si asnjëherë më parë, për të fuqizuar seriozisht projektin e përbashkët për ndryshime reale, të cilat janë me interes të madh për Republikën e Kosovës, përmes votës së lirë, më 9 shkurt 2025. Bashkë, do t’ia kthejmë dinjitetin Kosovës dhe popullit tonë.
Faleminderit për angazhimin, kontributin, mbështetjen dhe besimin tuaj, bashkatdhetarë!
Urime dhe mbarësi ekipit nga Mannheimi dhe kryetarit të zgjedhur, Kol Gashi, thuhet në postimin e Kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.