Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me përfaqësuesin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PSPE)”, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancimin e ndërtimit të fidanishtes për prodhimin e fidanëve dhe të perimeve në komunën e Rahovecit. Ky bashkinvestim publiko – privat ka për qëllim ndërtimin e fidanishtes së parë të këtij lloji në komunën e Malishevës. Nga kjo fidanishte do të prodhohen fidanë cilësor dhe njëkohësisht, do të ndikojë në modernizimin e fidanishteve me standarde bashkëkohore. Komuna e Rahovecit do të financojë 10% të vlerës, nga kontrata që do të lidhet. Ky projekt ndikon në rritjen e sipërfaqeve me serra.