Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me zëvendësministrin e MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrugës Sapniq – Nashpall”. Vlera e përgjithshme e projektit është 661,228.00€. MMPHI-ja financon me 400,000.00€, ndërsa Komuna e Rahovecit e financon projektin me 261,228.00€.