Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me z. Nijazi Makshana, koordinator i Fondacionit “Shiqiri Makshana”, nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit. Me anë të kësaj marrëveshjeje, fondacioni merr përsipër ndarjen e katër bursave për studentë, kryesisht nga familjet e kategorive të dala nga lufta. Kjo marrëveshje do të vlejë për 5 vjet. Kryetari Latifi e ka falënderuar Fondacionin “Shiqiri Makshana” për këtë përkrahje.