leoni

Kryetari Latifi nënshkruan kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlerë 786 mijë e 915 euro

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi i shoqeruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku kanë nënshkruar kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlerë 786 mije e 915 euro. Kryetari Latifi shprehet se kam nënshkruar kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlerë 789 mijë e 915 euro për sektorët: Vreshtari, Pemëtari, Perimtari, Blegtori dhe Bletari. “Njoftohen bujqit e fermerët rahovecas, se paraprakisht do të shpërndahen pajisjet e mbetura nga thirrja e kaluar, për të vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve nga thirrja e fundit për aplikim. Luten të gjithë fermerët, që për informata shtesë, lidhur me kohën dhe vendin e shpërndarjes t’i drejtohen Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Rahovecit.   Po ashtu, falënderojmë të gjithë fermerët e komunës sonë, për durimin dhe mirëkuptimin për vonesën e madhe në shpërndarjen e mekanizmit bujqësor, i shkaktuar si pasojë e stërzgjatjes së procedurave të prokurimit publik. Komuna e Rahovecit, në qendër të programit qeverisës e ka bujqësinë. Do të jemi gjithmonë pranë bujqve, duke i përkrahur konkretisht dhe me të gjithë potencialin tonë institucional, ekonomik dhe profesional”, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …