Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar kontratën me operatorët ekonomik “Mendi-P” dhe “Euroing”, për ndërtimin e rrugës Xërxë – Sapniq – Ratkoc. Kjo rrugë do të përmbajë edhe infrastrukturën përcjellëse, si: trotuar, ndriçim dhe shteg për çiklizëm. Ky projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e zbatohet nga Komuna e Rahovecit, kap vlerën e 898,888 eurove. Projekte të rëndësishme infrastrukturore si ky nuk do t’i mungojnë Rahovecit, ndërsa ne mbesim të përkushtuar që të sigurojmë investime të rëndësishme për qytetarët tanë, ka thënë kryetari Latifi!