Kryetari Latifi, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimit me organizatën “Zëri Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, për ndërtimin dhe renovimin e disa shtëpive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar sot Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Zëri Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, për ndërtimin dhe renovimin e disa shtëpive për qytetarët që i përkasin këtyre komuniteteve. Pas nënshkrimit të memorandumit, kryetari Latifi është shprehur se nënshkrova Memorandumin e Bashkëpunimit me organizatën “Zëri Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, për ndërtimin dhe renovimin e disa shtëpive për qytetarët që i përkasin këtyre komuniteteve. “Sipas marrëveshjes, komuna do të participojë me 60 % të mjeteve, ndërsa organizata “Zëri Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, me 40% të tyre. Ky projekt do të përmirësojë mirëqenien e romëve, ashkalive dhe egjiptasve në komunën e Rahovecit.  Në kuadër të kësaj, gjithashtu nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e planit trevjeçar të banimit, ku do të kontribuojnë edhe ekspertët e organizatës për të tri komunitetet”, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …