leoni

Kryetari Latifi, nënshkruan urdhëresë me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar urdhëresë me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. Pika 1 e urdhëresës thotë se Urdhërohen, drejtorët e drejtorive dhe të gjithë punonjësit e Administratës në Komunën e Rahovecit të cilët udhëtojnë me  automjete private, që nga data 18 dhjetor 2020 deri me datë 15 janar 2021, të mos i parkojnë veturat në oborrin e Komunës, për shkak të fluksit të mërgimtarëve të cilët vijnë në Komunë për t’i marrë shërbimet e tyre. Pika 2 thotë urdhërohet punonjësi i portës, që mërgimtarëve të cilët hyjnë në oborrin e komunës me tabela të huaja dhe atyre të cilat i kanë veturat private, t’iu sigurohet parkingu falas në periudhën e cekur në pikën 1 të kësaj urdhërese. Ndërsa pika 3 e urdhëresës thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të urdhëresës. Bazuar në pikën 4 të urdhëresës për zbatimin do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës. Pika 5 thotë se mosrespektimi i kësaj urdhërese do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Pika e fundit, thotë se urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …