Latifi: Lavdi dhe respekt pafund për kontributin atdhetar dhe në arsim, të mësueses Melihate

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me rastin e ndajes nga jeta të mësueses dhe veteranes së arsimit, Melihate Hoti, nëna e dëshmorit të kombit Visar Hoti, me anë të një postimi në facebook ka ngushëlluar familjen Hoti. Në postimin e kryetarit Latifi thuhet:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësueses Melihate Hoti, nënë e dëshmorit të kombit Visar Hoti dhe veterane e arsimit.

Mësuesja Melihate, rriti dhe edukoi në frymë atdhetare djalin e saj dëshmor dhe edukoi e arsimoi dhe frymëzoi breza të tërë nxënësish gjatë gjithë karrierës së saj dhe kontributit jetësor në arsim.

Familje e nderuar e mësueses, mbahuni të fortë dhe krenarë, ashtu siç keni qenë në të gjitha etapat dhe përballjet e jetës.

Lavdi dhe respekt pafund për kontributin atdhetar dhe në arsim, të mësueses Melihate!

Ngushëllime familjes!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Dy vite kur fuqia e natyrës na gjunjëzoi, por nuk u dorëzuam!

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në një postim në rrjetin e tij …