Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Krasniqi nga fshati Senoc.
Kryetari Latifi ka shkruar se Senoci,si shumë fshatra të Rahovecit,ka dhënë bijë që i dhanë shpirt e gjak luftës për liri, që me armë dhe me zemër të madhe i dolën zot atdheut në ditët më të vështira. Abedini ishte njëri ndër ta, si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontribues i çmuar dhe pjesë e pandashme e qëndresës për liri.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij!
Kontributi i tij do të mbetet përherë i nderuar dhe i paharruar!
Lavdi dhe nderim jetës dhe veprës së Abedin Krasniqit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.