leoni

Kryetari Latifi organizon debat publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2021

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, i datës: 29.03.2017, nenit 7 të Rregullores Komunale për Transparencë NR.03/2019, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, organizon:

D E B A T P U B L I K

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2021. Debati publik me qytetarë do të mbahet më datë: 28.06.2021 (e hënë), në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2021), zhvillimet aktuale në komunë si dhe për planet për të ardhmen. Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …