Kryetari Latifi organizon debatin publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2020

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, i datës: 29.03.2017, nenit 7  të Rregullores Komunale për Transparencë NR.03/2019, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon:

D E B A T  P U B L I K

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin  publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2020. Debati publik me qytetarë do të mbahet më datë: 30.06.2020 (e martë), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2020), zhvillimet aktuale në komunë si dhe për planet tona për të ardhmen. Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …