leoni

Kryetari Latifi pas Drenocit dhe Zatriqit, bashkëbisedoj edhe me banorët e fshatit Senoc

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për Deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe tre kandidatët tjerë për deputet nga kjo komunë, Sarandë Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina bashkëbiseduan me banorët e disa fshatërave  të Rahovecit. Ata pas takimeve që realizuan në Drenoc dhe Zatriq u pritën ngrohtësishtë edhe nga banorët e fshatit Senoc.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Pas Drenocit dhe Zatriqit, ndalesa jonë sot ishte në Senoc, një vend i njohur për njerëz të ndershëm, të palodhur dhe të besës. Takova banorë që me fjalët dhe mbështetjen e tyre të sinqertë na dhanë forcë për të vazhduar rrugën tonë drejt fitores së 9 shkurtit, për Kosovën Fituese.

Ju ftoj që më 9 shkurt të na mbështesni me votën tuaj, për të çuar përpara vizionin tonë për Rahovecin dhe për të bërë punë që secili prej jush i meriton!

Faleminderit për mikpritjen tuaj bujare dhe për besimin e palëkundur, ka shkruar ndër të tjera në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Frahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi takon banorët e nëndegës së parë në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e Parlamentare të 9 …