Të mërkurën në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, kryetari Smajl Latifi pati një takim të veçantë me nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Isa Boletini” në Rahovec, të cilët shoqëroheshin nga drejtori dhe mësimdhënëset e tyre.
“I prita me shumë dashamirësi, e më falën kaq shumë dashuri duke më suprizuar me pyetje të zgjuara e kuptimplotë për rolin tim si kryetar, funksionimin e Kuvendit dhe çështje të tjera që prekin përditshmërinë e tyre. Ishte kënaqësi të ndaja me ta njohuri mbi qeverisjen lokale dhe të shihja sa shumë interes dhe entuziazëm kanë për të mësuar më shumë”. Me breza si ky, e ardhmja duket më e ndritshme dhe më me ngjyra, dhe ne vazhdojmë të punojmë që këto rrugë t’i bëjmë më të lehta dhe më të arritshme”, ka shkruar kryetari Latifi në llogarinë e tij në facebook.