Kryetari Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar dy veprimtarët Shkelzen Krasniqi dhe Jah Hoti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar dy veprimtarët Shkelzen Krasniqi dhe Jah Hoti, ai ndër të tjera ka thënë:

Do të mbeten përjetësisht në kujtesën e brezave, dy veprimtarët e përkushtuar, të cilët me vetëdije të lartë, me bindje e guxim i shërbyen luftës për çlirimin e atdheut të robëruar. Në një mision të vështirë e të rëndësishëm në dhjetorin e vitit 1993, Shkelzen Krasniqi dhe Jah Hoti, si dy nga nismëtarët themeltarë, i dhanë vulë edhe me jetët e tyre veprimtarisë së organizuar të njësitit gueril me karakter çlirimtar në zonën tonë. Jaha dhe Shkëlzeni janë dy yje të pashuar të dritës së çlirimit, që u pavdekësuan për qëllimin dhe idealin e lartë të lirisë. Shkëlzeni dhe Jaha dëshmuan se liria fitohet, duke çarë shtigje të vështira në bjeshkët e ashpra e të acarta të Pashtrikut, nga bijtë zemëzjarr e luftëtarët misionarë e nga flijimet e shokëve më të mirë. Nderime dhe lavdi përjetësisht kujtimit dhe veprës atdhetare të tyre!

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme, monument dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …