leoni

Kryetari Latifi premton rikthimin e kodeve për ndërtimin e stadiumeve në Krushë të Madhe dhe

Kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidat për deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së me nr 16, Smajl Latifi në një video-adresim ka premtuar se si deputet i ardhshëm, Palestrën në Krushë të Madhe, stadiumin po në Krushë të Madhe dhe stadiumin e futbollit në Ratkoc që kanë qenë kode buxhetore, të planifikuara të ndërtohen, por të hequra nga Qeveria Kurti, do t’i rikthej këto kode dhe jeta sportive në Komunën e Rahovecit të zhvillohet edhe më shumë.

“Palestra sportive “Mizahir Isma” në Rahovec ka filluar së ndërtuari në vitin 2007. Finalizimi i saj nuk ka ndodhur tek në vitin 2019, me ardhjen në pushtet të AAK-së në nivel qendror dhe komunal. Tani palestra është plotësisht funksionale dhe është shtëpi e shumë klubeve të qytetit. Po ashtu, kjo palestër i ka dhënë gjallëri Rahovecit, me kompeticionet dhe lojërat plot atmosferë të zhvilluara në të.

Palestra në Krushë të Madhe, stadiumi në Krushë të Madhe dhe stadiumi në Ratkoc kanë qenë gjithashtu kode buxhetore, të planifikuara të ndërtohen, por të hequra nga Qeveria Kurti.

Si deputet, do të angazhohem që t’i rikthej këto kode dhe jeta sportive në Komunën e Rahovecit të zhvillohet edhe më shumë.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të shikuar video-adresimin e kryetarit Latifi nga Palestra “Mizair Isma” në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet deri më 20 janar afati i raportimit të aktiviteteve të projekteve për subvencione

Pas kërkesës së shumë OJQ-ve dhe Komisionit për pranimin e raporteve nga OJQ-të se ka …