Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur në takim Kolonelin Andrea Bertazzo, Komandant i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it me të cilin ka biseduar për situatën me covid-19 dhe sigurinë e përgjithshme në komunën e Rahovecit.
Të dy janë dakorduar që fryma e mirë e bashkëpunimit me KFOR-in Italian do të vazhdojë edhe më tutje.