Kryetari Latifi, pret në takim zyrtarët e USAID-it, diskutojnë për raportin final të gradimit për Komunën e Rahovecit

Në takimin e mbajtur në mes të kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Afërdita Mekuli, drejtoresh e projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse dhe Agim Salihu, zëvendësdrejtor i projektit USAID TEAM, me të cilët ka diskutuar për raportin final të gradimit për Komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi është shprehur falënderues për asistencën e dhënë nga gjithë zyrtarët e USAID-it, si rezultat i asistencës suaj ne si komunë kemi progres në transparencë dhe llogaridhënie, siç e kemi parë në raport, nga viti në vit ka pasur progres. Afërdita Mekuli, ka falënderuar kryetarin, Latifi për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar me zyrtarët e USAID-it, si rezultat i bashkëpunimit, vlerësimet bazuar edhe në raportin final të gradimit i cili është përgatitur nga zyrtarët tanë janë pozitive. Agim Salihu, ka bërë prezantimin e vlerësimit Përmes këtij raporti të përgatitur nga zyrtarët e USAID-it, Komuna e Rahovecit është vlerësuar në 9 tregues dhe dallimi nga viti 2019 ka rritje të përqindjes së gradimit me 36% apo 76 pikë: Në vitin 2019 kanë qenë 56 pikë, në vitin 2020 kanë qenë 56 pikë kurse për periudhën Janar-Shtator 2021 komuna është vlerësuar me 76 pikë. Vlerësimet janë bërë në këta indikator: Prokurim; Implementimi i Planit të Prokurimit; Prokurimi i Planifikuar; Indeksi i ankesave në OSHP; Menaxhim i Kontratave, Publikimi i dokumenteve financiare të prokurimit dhe të auditimit; Implementimi i rekomandimeve të ZKA-së; Implementimi i rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm dhe Përceptimi i qytetarëve për korrupsionin në shkallë të gjerë. Rritja e përqindjes ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të kryetarit të komunës dhe zyrtarëve komunal me zyrtarët e USAID-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …