Kryetari Latifi pritet në takim nga ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj

Gjatë ditës së Martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, janë pritur në takim nga ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Albena Reshitaj. Në takim është biseduar lidhur me problemet e shtretërve të lumenjve dhe për projektet e ngjashme që ka Komuna e Rahovecit dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit. Kryetari Latifi, i ka prezantuar ministres Reshitja, disa projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve në vendbanimet që janë më të goditura nga përmbytjet dhe projektet strategjike që ka Komuna e Rahovecit, siç janë edhe tre projektet e rëndësishme për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë, rregullimin e Kolektorit si dhe ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. Ministrja Reshitaj e ka premtuar Kryetarin se kërkesat e Komunës së Rahovecit për ndihmë nga Qeveria, për të realizuar projektet e synuara, do të trajtohen me kujdes nga ministria që ajo drejton.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …