Sot, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, pritën në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara. Kryetari Latifi e uroi për suksese në detyrën e re dhe shprehu falënderime për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që kanë si institucion me KFOR-in në projekte të ndryshme. Ata biseduan për gjendjen në përgjithësi të komunës së Rahovecit, për sfidat dhe synimet e përbashkëta.