Kryetari Latifi priti në takim Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jan Breaathu

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga stafi i tij kanë pritur në takim, udhëheqësin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më mision në Kosovë, Ambasadorin Jan Breaathu, gjatë takimit kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Në fillim të takimit Kryetari Latifi, ka thënë se jam i nderuar që ju pres në takim, pasi që ju jeni një mik i madh i Kosovës. Në vazhdim Kryetari e ka njoftuar ambasadorin edhe për komunitetin pakicë që jetojnë në Komunën e Rahovecit, duke thënë se nuk kemi probleme dhe se në administratën komunale kemi edhe punëtor të këtyre komuniteteve. Gjithashtu Kryetari ka shprehur interesimin e tij që në të ardhmen, të bashkëpunojnë dhe të realizohen projekte të përbashkëta, e të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit. Ambasadori Jan Breaathu, e ka uruar kryetarin Latifi, për marrjen e mandatit dhe për punën e mirë që është duke e bërë për gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, Ambasadori gjithashtu është shprehur i gatshëm që në të ardhmen të ketë bashkëpunim në mes të dy institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …