Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Petrit Malaj. “Kurdoherë e kemi dëshmuar se marrëdhënia jonë është vëllazërore. Natyrisht, Rahoveci e ruan dhe e kultivon traditën e bashkëpunimit dhe është shtëpia e të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh kryetari Latifi.
Ambasadorin Malaj e uroi për detyrën e re në misionin diplomatik dhe e falënderoi për vizitën në Rahovec.