Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti zyrën e tij fituesit e Çmimit Letrar “Sulejman Krasniqi, çmim ky që nderon figurën e madhe të letrave dhe atdhetarisë, Sulejman Krasniqin.
Pas një vlerësimi profesional nga komisioni, këta janë fituesit:
Çmimi i parë: znj. Igballe Hoti Krasniqi, me poezinë “Mungesë”;
Çmimi i dytë: znj. Leonitë Parallangaj, me tregimin “Si të vrasësh nëpërmjet dashurisë”;
Çmimi i tretë: z. Ramë Oraca, me poezinë “Etje e pashuar”.
Këto çmime janë një simbol mirënjohjeje për ata që me fjalën e tyre i shërbejnë letërsisë, kulturës dhe kujtesës kombëtare.
Sulejman Krasniqi na ka lënë një trashëgimi të çmuar, dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj tij. Sot, teksa nderojmë fituesit dhe veprat e tyre, i kujtojmë vetes se, kultura dhe krijimtaria janë ura që lidhin të shkuarën me të ardhmen.
Le të vazhdojmë të frymëzohemi nga vepra e tij, duke e kthyer dashurinë për atdheun në vepra konkrete, siç na mësoi ai, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.