leoni

Kryetari Latifi priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Batalionit të dytë në Istog, Astrit Haliti

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi priti në zyrën e tij Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Batalionit të dytë në Istog, Astrit Haliti. Gjatë takimit ata bashkëbiseduan dhe dhanë ide lidhur me organizimin  e mbajtjes së ushtrimeve fushore, ku terrenet kryesore do të zgjidhen nga Komuna  së bashku me Kryetarin dhe Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Perboqi. Ushtrime fushore do të mbahen në muajin qershor. Ndër të tjera ata informuan se do të mbahen katër konferenca, ku me datë 13 mars do të mbahet konferenca specifikuese ku prezent do të jenë Policia e Kosovës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit dhe dhjetë pjesëtar nga struktura udhëheqëse e Forcës së Sigurisë së Kosovës të këtij Batalioni, si dhe ftuan Kryetarin Latifi që të jetë pjesë e këtij aktiviteti. E, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u shpreh se mbështetja jonë si Komunë nuk do të mungojë asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …