Kryetari Latifi priti në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari komunës, Fatmir Iska dhe drejtori i Shëndetësisë Samir Mustafa, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministren në detyrë të  ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi. Qëllim ishte njoftimi  rreth gjendjes aktuale në komunën e Rahovecit si dhe për masat që janë ndërmarrë në parandalimin e pandemisë COVID-19. “Me Albin Kurtin biseduam për shumë gjëra që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, poashtu i shpreha shqetësimet tona serioze si komunë, lidhur me masat kufizuese të cilat janë vendosur për bizneset tona në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit, biznese këto me numrin më të madh të të punësuarve. Nga z.Kurti kërkova që të zbuten disa masa kufizuese për të dy këta sektorë të rëndësishëm dhe jetik për qytetarët tanë, në mënyrë që të aktivizohen sa më parë bizneset që nuk kanë funksionuar gjatë masave në luftë me pandeminë COVID-19. Kjo situatë e krijuar kërkon reagim të shpejtë pasi që tashmë ekonomia e vendit tonë ka përjetuar një çrregullim të madh, pasojat e së cilës do t’i ndiejmë të gjithë, edhe ne si komunë. U bëj thirrje qytetarëve për respektim të këshillave dhe porosive të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera”, është shprehur kryetari Latifi.

Durim ju lutem, bashkë do t’ia dalim edhe kësaj sfide!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …