leoni

Kryetari Latifi priti në takim Menaxherin e Projektit DEMOS Norbert Pijls

Gjatë ditës së martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim, Norbert Pijls Menaxher i Projektit  DEMOS dhe  Teuta Jaha, Zyrtare e projektit. Në takim u bisedua për projektet të cilat do të realizohen në kuadër të fazës së dytë të DEMOS-it, duke u bazuar në cilësinë e performancës komunale. Kryetari Latifi, i ka falënderuar zyrtarët e projektit DEMOS dhe ju ka ofruar bashkëpunim të plotë duke shpresuar që performanca komunale për vitin 2017 të dalë mirë dhe sigurisht që sa me e lartë performanca, grandet do të jenë më të mëdha. Kurse,  Norbert Pijls, Menaxher i Projektit  DEMOS, projekt ky që financohet nga Qeveria Zvicerane dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovë e kanë njoftuar Kryetarin Latifi për projektin, dhe obligimet që ka komuna, për të qenë përfituese e granteve në këtë projekt që lidhen me performancën e komunës dhe indikatorët të cilët përdorën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …