Kryetari Latifi priti në takim Mendim Rugova, koordinator nacional për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit në Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim Mendim Rugova, koordinator nacional për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit në Qeverinë e Kosovës dhe këshilltarin e tij Avni Hoti, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim ndër institucional lidhur me ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit. Mendim Rugova, e ka informuar Kryetarin Latifi, për punën e tij si koordinator dhe është shprehur i gatshëm që të kenë bashkëpunim ndërinstitucional lidhur me ndryshimet klimatike dhe çështje tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me ambientin në Komunën e Rahovecit. Ndërsa, Kryetari Latifi fillimisht e ka falënderuar koordinatorin Rugovën, për vizitën dhe interesimin e tij për Komunën e Rahovecit dhe në vazhdim e ka informuar atë lidhur me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur nga vërshimet e fundit. Kurse për bashkëpunimin institucional, Kryetari tha se sigurisht që jemi të  gatshëm për bashkëpunim dhe ky bashkëpunim nuk do të mungoj, pasi që është shumë me interes që të kemi informacione bazike nga kompetentët, për të qenë veprimet në këtë drejtim sa ma funksionale dhe të suksesshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …