Kryetari Latifi priti në takim mërgimtarin Baki Popaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, pati një takim miqësor me mërgimtarin Baki Popaj nga Fortesa, i cili bashkë me familjen e tij udhëheqin një ndërmarrje të suksesshme në Rosenheim të Gjermanisë. Kompania e familjes së tij “POPAJ Gerüstbau u. Vollwärmeschutz” po bën një punë jashtëzakonisht të mirë atje. Mërgimtarët tanë kanë dëshmuar në çdo periudhë ndihmën e madhe që u japin familjeve të veta Rahovecit dhe Kosovës. Kryetrari Latifi tha se i gëzohemi suksesit të madh të familjes së Baki Popajt, njëherazi me Baki Popaj është biseduar edhe për gjendjen në komunën e Rahovecit dhe mundësitë që komuna ofrojnë për të gjithë mërgimtarët që shprehin interesimin e tyre për të investuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …